AKTUALE

Rritje e ngadaltë, por e vazhdueshme e kredive problematike

Vijon trendi i rritjes së kredive problematike tek individët, ndonëse me ritme më të ngadalta. Në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ishte 10.7 për qind, ndërsa në korrik niveli i kredive me probleme u rrit për 559 milionë denarë (9 milionë euro) në krahasim me tremujorin e parë

Në raportin për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e dytë të Bankës Popullore, thuhet se kjo rritje është më e ulët në krahasim me tremujorin paraprak. Pastaj kreditë me probleme arritën në 1.022 milionë denarë (16,6 milionë euro) me një rritje prej 24.2 për qind.

Rritja e kredive joperformuese te ekonomitë e amvisërisë është kryesisht për shkak të kredive konsumatore, të cilat vazhdojnë të rriten me normë dyshifrore prej 13.4 për qind, që është një rritje prej 520 milionë denarë (8.4 milionë euro).

Në tremujorin e kaluar, rritja e kredive problematike konsumatore ishte dukshëm më e lartë dhe arriti në 25.3 për qind ose 784 milionë denarë (12.7 milionë euro)

Banner

Related posts

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar

Gjyla Halili

Kryetari i Butelit, Kostovski: Nga sot, më të vegjlit e SH.F. “Vizbeg” kanë një kënd të ri lodrash

Gjyla Halili

Vizitë në Mektebin e Xhamisë së Larme – Tetovë

Gjyla Halili