AKTUALE

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

Njëzetë e shtatë vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të regjistrojnë rritje ekonomike më të ngadalësuar sesa është pritur për shkak të inflacionit të lartë.

Komisioni Evropian në një njoftim ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.

Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.

Sipas raportit, ngadalësimi është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.

“Ekonomia e BE-së është përballur me dy situate të rënda: pandemia COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë”, ka thënë zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis

Shkalla e inflacionit pritet të arrijë në 6.5 për qind më 2023 dhe 3.2 për qind më 2024.

Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024.

Lufta e Rusisë që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë, shkalla e lartë e normave të interesit, inflacionit dhe ndikimi i motit ekstrem në ekonomi, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë e bllokut. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Ademi: Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut janë referendum për shqiptarët

Gjyla Halili

Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë

Gjyla Halili

Ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës, PD përgatit kallëzim penal në SPAK

admin

Leave a Comment