BOTA

Rrëzohet helikopteri privat turk, përplaset në pistën e aeroportit të Samos

Një helikopter privat turk u rrëzua në pistën e aeroportit të Samos në detin Egje pak mbas orës 08.00 të mëngjesit.

Sipas burimeve lokale, helikopteri ishte nisur nga ishulli i Paros dhe kishte destinacion Turqinë.

Ai do ulej në Samos për furnizim, por në rrethana që ende nuk dihen, u përplas me pistën duke lënë të plagosur 5 personat që ndodheshin në të.

Më rëndë është dëmtuar piloti i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjerët morën dëmtime të lehta dhe po kurohen në spitali lokal.


Top Channel

Banner

Related posts

Gjykatësja refuzon masën kufizuese ndaj ish-presidentit Trump

admin

Varianti i ri Covid, po shkakton shqetësim tek shkencëtarët: BA.X mund të shkaktojë një valë të re infeksioni

admin

Komandanti ukrainas: E kemi thyer linjën e mbrojtjes ruse në jug

admin

Leave a Comment