AKTUALE

Ronela Hajati dhe Fifi thonë “Hajde shpirti” në këngën e re

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtaren Ronela Hajati dhe Fifi publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Hajde shpirti” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike dhe verore.

‘Beat’-i i këngës është realizuar nga: Gent, Frensi, dhe Donald Eski, gjersa masteringu nga Lorenc Aliaj.

Ndërkohë për vijën melodike dhe tekstin janë kujdesur vet Ronela dhe Fifi, duke shkruar secila pjesën përkatëse që interpreton në këngë.

“Hajde shpirt” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dy vajzat shfaqen me një performancë mjaft të zjarrtë.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit FullMoon Production.

Banner

Related posts

TV21 ekskluzive: Gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit! BDI letër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s: Kërkojmë angazhimin tuaj për të parandaluar një vendim që MINON PAQEN, DESTABILIZON vendin dhe rrezikon integrimin

Gjyla Halili

VLEN thotë se kishte “tren bullgar në Likovë”, parashtroi ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

AGIM NUHIU: FAKTET SHKENCORE JANË KOKËFORTA!

Gjyla Halili

Leave a Comment