AKTUALE

Shërbimet hotelierike në mars më të shtrenjta për 6.0 % në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, është rritur për 0.2 %.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.0 %.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim për 0.3 % dhe Pije alkoolike për 0.1 %.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 6.2 %, dhe krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur për 0.7 %.

Banner

Related posts

Një pjesë Kisella Vodës pa energji elektrike

Gjyla Halili

Britania do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë mbi 286 milionë euro

Gjyla Halili

BDI mblidhet të hënën: “Vendime mbi hapat e mëtejshëm për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin”

Gjyla Halili