AKTUALE

Rina Ajdari: Misioni ogurzi ka filluar të shkatërrohet

Deputetja e BDI-së Rina Ajdari, ka goditur opozitën shqiptare, humbësen e zgjedhjeve e cila ndodhet në pozitë.

“Shkurt e shqip: T’ju bëjnë dëm të madh shqiptarëve”, ishte qëllimi i kësaj opozite qeverisëse ka shkruar deputetja Ajdari, duke shtuar: “Misioni ogurzi ka filluar të shkatërrohet”.

Postimi i saj në fb:

Ndryshimin nuk e sollën sepse nuk kishin qëllim të bëjnë ndonjë ndryshim.

Qëllimi ishte:
1.Të instalojnë njerëzit e tyre nëpër institucione.
2.Të ndërtojnë kulturën e vazalitetit.
3. Të heqin mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
4. Të rrënojnë shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.
5. Të heqin gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar.

Shkurt e shqip: T’ju bëjnë dëm të madh shqiptarëve.

Por, fatmirësisht në gjysëm të rrugës plani dhe misioni ogurzi ka filluar të shkatërrohet sepse nuk shkon mbarë diçka që ka filluar me idenë që të përbuzet, të nëçmohet dhe të dëmtohet indi kombëtar.

Banner

Related posts

Kur ndryshimi pritet nga të “lodhurit”!

Gjyla Halili

BDI me shtab politik në Çair, me në krye Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Taravari: VLEN një kryetar, mision i pamundur!

Gjyla Halili