AKTUALE

Rina Ajdari/Fatmir Limanit: Po të kërkojnë qytetarët që nga ndihmat sociale sigurojnë bukën e gojës dhe barnat

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka alarmuar për një defekt të rëndë, të Qeverisë së RMV, rrezikohen disa kategori të cilat marrin ndihmë sociale.

Kjo kategori e qytetarëve që janë në rrezikun më të madh social, këto mjete u nevojiten për të siguruar gjërat elementare si ushqimi dhe sigurimi i barnave, ka shkruar Ajdari.

Postimi i saj në fb

❗️ SKANDALOZE
▪️ Për herë të parë në historinë e shtetit tonë të pavarur, një pjesë e qytetarëve 🙍‍♂️🙍‍♀️ të cilët janë kategori e rrezikuar sociale, këtë muaj nuk kanë marrë ndihmën financiare që u takon, e miratuar nga komisionet përkatëse të ekspertëve!

▪️ Këtë muaj shumica e qytetarëve që janë raste sociale nuk kanë marrë këto të drejta financiare :
❌️ të drejtën për ndihmë minimale të garantuar
❌️ të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar dhe ❌️kompensimin për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër.
▪️ Kjo kategori e qytetarëve që janë në rrezikun më të madh social, këto mjete u nevojiten për të siguruar gjërat elementare si ushqimi dhe sigurimi i barnave 💊
❗️ Ministër Fatmir Limani të kërkojnë qytetarët, kanë pritur me orë të tëra para institucioneve‼️

Banner

Related posts

“Kasami hesht ndaj Mickoskit – Furkan Saliu: Po i kërkon falje në kurriz të shqiptarëve”

Gjyla Halili

Gjithçka gati në Turqi – mungon Putin, Zelensky i gatshëm për takimin e paqes

Gjyla Halili

Izet Mexhiti nga nesër fillon procedurën e themelimit të Lëvizjes së Re

admin