AKTUALE

Përkujtohet Abdilaqim Ademi në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta, Grubi: Me krenari kujtojmë veprën dhe kontributin e tij

Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademi, bashkëpartiakë të tij kanë kryer homazhe tek vendprehja e tij në fshatin Shemshovë.

Pjesëmarrës në homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ademit, ishte dhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Grubi vlerëson lartë të gjithë kontributin që Abdilaqim Ademi ka dhënë në politikë, e aq më tepër në trasimin e rrugës përparimtare të vendit.

Njoftimi i plotë:

Me homazhet në vendprehjen e tij në Shemshovë, filluam sot aktivitetet përkujtimore në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikut dhe bashkëpartiakut tonë, Abdilaqim Ademi.
Familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të tij sot u bëmë bashkë për ta kujtuar me krenari kontributin që ai dha në trasimin e rrugës përparimtare të vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Banner

Related posts

Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

admin

LSDM: Mickoski tashmë po përgatitet t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë – komisioni punon gjatë gjithë kohës

Gjyla Halili

Nënkryetari Camaj pret në takim vëllazërorë lobistin e çështjes shqiptare në Washington Martin Vulaj

Gjyla Halili

Leave a Comment