KOSOVË

Rezultatet e zgjedhjeve priten brenda ditës së nesërme

Banner

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Çelibashi beson se rezultatet e zgjedhjeve komunale do të dalin deri në fund të ditës së nesërme.

Ai tha se nuk do të tolerohet asnjë sjellje e komisionerëve që nuk është në përputhje me Kosin Zgjedhor, raporton RTK.

“Me siguri, në afatet e përcaktuara nga ligji, nga fundi i ditës së nesërme ne do të kemi rezultatet e zgjedhjeve. Do të ushtrojmë gjithë autoritetin e ligjit për t’i vendosur komisionerët dhe anëtarët e grupit të numërimit në pozita përgjegjshmërie dhe zbatimi të detyrës”, ka thënë Çelibashi.

PS shpall fitoren në Kamëz dhe Vorë

Të dhënat e para të KQZ-së tregojnë avantazh të Partisë Socialiste në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, në garën për zgjedhjet komunale në Shqipëri.

Partia Socialiste edhe zyrtarisht shpalli fitoren në Kamëz dhe Vorë.

Kandidati i PS për Tiranë, Erion Velijaj tha se PS ka fituar në Vorë me 75 për qind.

Në tri bashkitë e lartpërmendura ka pasur votim dhe numërim elektronik.

Related posts

Disa të plagosur dhe janë ndaluar dy persona për gjuajtën me armë në Prishtinë – detaje nga Policia

admin

Kush voton me zemër, të jep kredi afatgjate

admin

Ambulanca mbërriti një orë e gjysmë me vonesë

admin

Leave a Comment