KOSOVË

Vjehrri zihet me nusen e djalit, e qëllon me pushkë e më pas i djeg trupin

Banner

Një 72-vjeçar turk, i identifikuar si Kamil Ö. ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka qëlluar nusen e djalit me pushkë e më pas i ka vënë flakën trupit të pajetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Seydikemer” të Muğla, ndërsa vjehrri i zhdukur pas ngjarjes, është gjetur brenda pak kohësh nga ekipet e xhandarmërisë në zonën pyjore ku fshihej.

Kamil Ö., 72 vjeç, me banim në lagjen “Atlıdere” ka pasur një diskutim të fortë me nusen e djalit. Pas diskutimit, nusja doli nga shtëpia dhe shkoi në hambarin ngjitur.

Në këtë momenti, vjehrri mori pushkën që mbante në banesë dhe i shkoi nga mbrapa nuses, duke e qëlluar brenda në hambar.

Më pas, për të humbur gjurmët, ai e dogji trupin e nuses, Hatice Ö. dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ishin fqinjët që morën në telefon policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet përkatëse.

Viktima u konstatua e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i saj u dërgua në morgun e qytetit. Ndërkohë, autori pas arrestimit u dërgua në ambientet e komisariatit, ndërsa akuzohet për vrasje me dashje.

Related posts

Tre shqiptarë në Parlamentin e ri të Malit të Zi

admin

Transmetoi live në Instagram vrasjen e një gruaje në Bosnjë, gjendet i vetëvrarë autori që la 3 viktima dhe disa të plagosur

admin

As 1 për qind e qytetarëve s’votuan në veri deri në orën 11:00

admin

Leave a Comment