AKTUALE

Remzi Abdullahi: Deri më 30 qershor afati për dorëzimin e aplikacioneve për ekonomitë buqësore

NJOFTIM

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton ekonomitë bujqësore se është në proces dorëzimi i kërkesave për pagesa direkte në bujqësi.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 qershor 2023.

Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesat për:

✅️Prodhimi bimor për sipërfaqe bujqësore me kultura bimore dhe kopshtarit, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve ekzistuese me plantacione frutash dhe hardhive si dhe një sipërfaqe për prodhimin e farës dhe materialit fidanor të certifikuar.

✅️ prodhimtaria blegtorale për krerë gjedhe të shënuara, dele dhe dhi familjet të bletëve si dhe për bagëtinë e therur në thertore.

✅️prodhimi bujqësor organik.

Kërkesat paraqiten në sistemin elektronik të Agjencisë nga ekonomitë bujqësore dhe nëse kanë nevojë për ndihmë mund t’u drejtohen njësive rajonale në Ministrinë e Bujqësisë.

Linku për të hyrë në aplikacion është:

www.ipardpa.gov.mk

E-subvencione për pagesa direkte.

Duke hapur këtë link në fushën “Njoftimet/udhëzimet” disponohen udhëzimet e detajuara për paraqitjen e kërkesës.

Banner

Related posts

Osmani: E ardhmja jonë është vetëm në BE, ndaj këtë duhet të ua sigurojmë qytetarëve tanë!

Gjyla Halili

”Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, sot protesta në Shkup dhe Tetovë

Gjyla Halili

IMAMI I QABES SË BEKUAR SHEJH MAHIR MUAJKALI MYSAFIR I REISUL ULEMASË H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI DHE BFI, VIZITË NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili

Leave a Comment