AKTUALE

Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti në takim veprimtarin e njohur të diasporës, z. Bruno Ceka

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli zhvilloi një takim miqësor me veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare dhe përfaqësuesin e lobit shqiptaro-amerikan, z. Bruno Ceka.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rrugëtimin historik të universitetit, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe kontributin e jashtëzakonshëm që diaspora shqiptare, veçanërisht ajo në SHBA e ka dhënë në vazhdimësi për arsimin dhe ngritjen kombëtare. Rektori shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer që këto personalitete kanë treguar ndaj institucioneve tona arsimore.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të çmuar jetësor, veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e palodhshëm në dobi të çështjes shqiptare, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli ndau mirënjohje për z. Bruno Ceka si dhe për z. Nazar Mehmeti, për angazhimin në strukturimin dhe fuqizimin ekonomik të diasporës përmes Rrjetit të Bizneseve Shqiptare.

Banner

Related posts

Drejtues të lartë të BDI Çair kundërshtojnë deklaratat e Visar Ganiut

admin

Propozim/vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Gjyla Halili

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka në Tetovë deri në Gajre, Dellçevë dhe Stracin

Gjyla Halili