AKTUALE

REISUL ULEMA NGUSHËLLON SHTETIN E KATARIT ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË ISH-EMIRIT TË KATARIT SHEJH TEMIM BIN HALIFAH AL THANI

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta Shtetit të Katarit, Emirit të Katarit, Lartmadhërisë së Tij Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjes mbretërore dhe mbarë popullit të Katarit, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
Me këtë rast, Reisul Ulema vlerësoi lart kontributin e të ndjerit në zhvillimin dhe përparimin e Shtetit të Katarit, në forcimin e solidaritetit islam, si dhe në mbështetjen e vazhdueshme të kauzave humanitare dhe institucioneve islame në mbarë botën.
Duke ndarë dhimbjen me popullin mik të Katarit, Reisul Ulema lutet që Allahu i Madhëruar ta mëshirojë të ndjerin, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjes së tij, udhëheqjes së Shtetit të Katarit dhe mbarë popullit katarian t’u dhurojë durim, forcë dhe ngushëllim.

Banner

Related posts

VLEN: BDI-në si ndotësit më të mëdhenj i larguam nga mjedisi, tani radhën e kanë grimcat pm10!

Gjyla Halili

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyla Halili

Pjesa më e madhe e shoqërive financiare japin kredi konsumatore, vitin e kaluar janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro

admin