AKTUALE

Ali Ahmeti: Vazhdimi i rrugës europiane është prioritet absolut për mua

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, njëherësh kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva, me ç’rast ka deklaruar se vazhdimi i rrugës europiane janë prioritet absolut për të si lider dhe drejtues i proceseve pozitive dhe mbrojtjen e interesit nacional të shqiptarëve.

Postimi i tij i plotë:

Dje, në Tetovë, pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva. Diskutimi ynë u përqendrua në integrimin e Maqedonisë së Veriut në Europën e bashkuar dhe prioritetet që kemi shpalosur për të ardhmen e vendit.

Vazhdimi i rrugës europiane janë prioritet absolut për mua, për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët. Ky duhet të jetë një objektiv i përbashkët për të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit.
Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik. Harmonia dhe respekti i ndërsjellë midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurthemel për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme. Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria dhe Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nga ana e Gjykatës Kushtetuese është e papranueshëm dhe kërkon vëmendje të menjëhershme!
Për drejtësi, barazi dhe integrim europian!

Banner

Related posts

Borë dhe shi në Kodrën e Diellit, mjegull në drejtimet rrugore Stracin – Kratovë dhe Veles – Katllanovë

Gjyla Halili

Shaqiri: Intensifikojmë punët për shkollën e në Vizbeg nga shtatori të hapë dyert për nxënësit

admin

Ali Ahmeti: Rusia ka hyrë në çdo segment shoqëror, t’i themi JO Rusisë, PO Europës

Gjyla Halili