AKTUALE

Faton Ahmeti vlerëson figurën e Ali Ahmetit: Me mendjen tek e ardhmja, me zemrën tek atdheu

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, i ka dedikuar një mesazh vlerësues kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, duke theksuar përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tij politike e kombëtare.

“Me mendjen tek e ardhmja, me zemrën tek atdheu. I palëkundur në idealet dhe rrugëtimin e tij”, ka shkruar Faton Ahmeti, duke vënë në pah rolin dhe vizionin e liderit të BDI-së.

Ky mesazh vjen në prag të qëndrimit të Ali Ahmetit në Zvicër, ku do të takohet me bashkatdhetarët shqiptarë për të shënuar së bashku 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Vizita e kthen kryetarin e BDI-së në vendin ku për vite me radhë ka ndarë jetën dhe angazhimin e mërgimtarit. Takimet me diasporën do të kulmojnë ditën e shtunë, më 28 nëntor, me një manifestim qendror festiv, ku krahas Ali Ahmetit do të marrë pjesë edhe kryetari i Degës së BDI-së në Kërçovë, Arlind Sejdini.

Manifestimi festiv do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në sallën “Bärenmattesaal” (Turnhalleweg 1, CH-5034 Suhr), Zvicër.

Banner

Related posts

Sulejmani konfirmohet si bartës liste në njësinë 5 nga VLEN

Gjyla Halili

EKSKLUZIVE: Ali Ahmeti emëron koordinator edhe në Saraj – Rafis Aliti merr përgjegjësinë

admin

Borell: Ky vit është vendimtar për RMV, duhet të krijohen kushte për të miratuar ndryshimet kushtetuese

admin