AKTUALE

Myftinia pranoi 400 ekzemplarë të Kur’anit nga Fondacioni Hayrat/ Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili shpreh mirënjohje

Sot, në Myftininë e Tetovës, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, priti në një vizitë mirësjelljeje Koordinatorin e Fondacionit Hayrat për Ballkan, z. Emre Aracı. Gjatë kësaj vizite, Fondacioni Hayrat dhuroi 400 ekzemplarë të Kur’anit të shenjtë, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e nevojave të nxënësve dhe kursantëve të Myftinisë.

Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili vlerësoi lartë këtë iniciativë dhe theksoi se dhurata e Fondacionit Hayrat ka një rëndësi të veçantë për arsimin fetar dhe përkushtimin në shërbim të librit të shenjtë. Ai nënvizoi se një mbështetje e tillë ndihmon në forcimin e aktiviteteve arsimore dhe në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.

Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit mes Myftinisë së Tetovës dhe Fondacionit Hayrat, sidomos në fushën e edukimit dhe projekteve të përbashkëta.

Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili shprehu falënderime të sinqerta ndaj Fondacionit Hayrat dhe z. Emre Aracı për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Banner

Related posts

Vlora Çitaku: Studentët shqiptarë në Shkup po mbrojnë dinjitetin kombëtar

Gjyla Halili

Pasdite vazhdon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025

Gjyla Halili

Nikollovski: Nga Brukseli pritet marrëveshja financiare për IPARD 3, menjëherë më pas të parët në rajon do të fillojmë me realizimin

admin