AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PËRKUJTIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkë me Muftiun e Shkupit Dr.Doc. Qeban ef. Ismsili dhe Mr. Seadin Bilali mori pjesë në manifestimin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, të organizuar nga deputeti dhe kryetari i Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, z. Adnan Azizi, në bashkëpunim me Kryetarin e Lidhjes Nacionale të Boshnjakëve në RMV, z. Xhevat Hot.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë personalitete të jetës politike, akademike, fetare dhe shoqërore. Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë rasti Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, akademik Ferid Muhiç, deputeti Adnan Azizi dhe Kryetari i Lidhjes Nacionale të Boshnjakëve, z. Xhevat Hot.

Në fjalimet e tyre u theksua se gjenocidi i Srebrenicës, i kryer në korrik të vitit 1995, mbetet një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, respektimit të viktimave dhe angazhimit të vazhdueshëm për drejtësi, paqe dhe mos-përsëritjen e tragjedive të tilla.

Pjesëmarrja e Reisul Ulemas në këtë manifestim ishte shprehje e solidaritetit dhe respektit ndaj viktimave të gjenocidit, si dhe e përkushtimit të Bashkësisë Fetare Islame për kultivimin e paqes, bashkëjetesës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi të shtunën do të takoj mërgatën tetovare

Gjyla Halili

BDI: Dorëheqje e menjëhershme e Kostadinovskit

Gjyla Halili

TE NËNË STANA GASHI, TE NËNA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Gjyla Halili