AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË MBLEDHJEN KONSTITUIVE TË MUFTINISË SË BFI – SHTIP

Banner

Mbledhje konstituive – SHTIP

Sot, 5 shkurt (e enjte), me ftesë të Muftiut të Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, mori pjesë në mbledhjen konstituive të Muftinisë së BFI – Shtip.

Në prezencë të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe përbërjes së re të anëtarëve të Muftinisë, në mënyrë solemne, nga ana e Reisul Ulemasë dhe Muftiut, u dorëzua vendimi për mandatin katërvjeçar të ardhshëm, i verifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Pas dorëzimit të vendimeve, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, fillimisht uroi Muftiun Rexhepi për organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të procesit zgjedhor, si dhe anëtarët e rinj për besimin e fituar nga votuesit, duke apostrofuar se kjo zgjedhje, aq sa është krenari, po aq është edhe përgjegjësi dhe emanet institucional.

Në fund, Reisul Ulema u dëshiroi sukses dhe shëndet të gjithë të pranishmëve, duke bërë thirrje për unitet, harmoni dhe bashkëpunim në të mirë të Islamit, Bashkësisë Fetare Islame, Muftinisë së Shtipit dhe besimtarëve në përgjithësi.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

Arrestohet pronari i një klubi nate në Kumanovë policia gjen mjete piroteknike në lokal

Gjyla Halili

Ageler-Gir: Ukraina do të ngadhënjej me ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë

Gjyla Halili

Votoi Osmani: Të përkushtohemi për integrimin europian dhe bashkëjetesën ndëretnike

Gjyla Halili