AKTUALE

Ahmeti: Më 13 dhjetor në #Shkup organizojmë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor.

Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup.

“Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti.

Ai ftoi shqiptarët që t’i bashkohet kësaj proteste, për siç tha ai, të dëshmohet lufta e pastër për liri dhe pavarësi.

Kujtojmë se Ahmeti ishte pjesëmarrës dhe në dy protestat e mëdha që u organizuan në Prishtinë dhe Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Banner

Related posts

Ilire Dauti e ashpër me Taravarin? Ç’është ky turp?! Ç’është kjo marrëzi?!

Gjyla Halili

Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

Gjyla Halili

Agim Nuhiu: “BONA FIDE”, një koncept frymëzimi për ndershmëri në të drejtën civile greke dhe gjetkë!

Gjyla Halili