AKTUALE

Regjim i posaçëm i qarkullimit në Shkup

MPB njofton se për shkak të festës fetare të “Përkujtimit”, sot do të ketë një regjim të veçantë të qarkullimit drejt dhe nga varrezat e qytetit “Butel”.

“Nga ora 06:00 komunikacioni deri te varrezat “Butel” do të vazhdojë në një drejtim (rrethor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe në mu në hyrje të varrezave “Butel”.

Për dalje nga varrezat, automjetet do të lëvizin djathtas përgjatë rrugës “Boca Ivanova”, në rrethrrotullim në rrugën “Butelska”, pastaj majtas rrugës “Butelska” dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfula”.

Regjim i posaçëm i qarkullimit do të vendoset në afërsi të varrezave të Kamnikut dhe Gjorçe Petrovit.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

“Djali punonte në ndërtim në Ulqin”, flet xhaxhai i 33-vjeçarit që u vra në Shkodër: Është rrit me kushte të këqija, s’kishte probleme me askënd

Gjyla Halili

“Flamuri është zemra e kombit – dhe ajo nuk tjetërsohet!” – Agron Dedivanaj reagon ndaj përpjekjeve për ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar

Gjyla Halili

BDI me pyetje për Mickoskin: Nëse synoni të rrëzoni Marrëveshjen e Ohrit – cila është alternativa?

Gjyla Halili