AKTUALE

Reagon BFI për Muzeun në Manastir: E papranueshme, të ndërpritet menjëherë çdo veprim që dëmton frymën e shenjtë të xhamisë

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas publikimit të informacionit se në Manastir është bërë hapja solemne e Manastirit të trashëgimisë krishtere dhe islame, ku është integruar edhe Xhamia Jeni, transmeton TV21.
Nga BFI thonë se është e papranueshme se si për këtë vendim nuk janë konsultuar aspak dhe se as është kërkuar pëlqim për transformimin e xhamisë në muze.
Kanë përmendur historinë e xhamisë Jeni duke numëruar edhe përpjekjet e tyre për të rikthyer xhaminë nën menaxhim të BFI-së, por që shtojnë se asnjëherë nuk u realizua kjo kërkesë e tyre.

Për këtë arsye siç thonë nga BFI, e kundërshtojnë këtë iniciativë.
“Ne, si përfaqësues të besimtarëve myslimanë e kundërshtojnë fuqishëm këtë iniciativë për transformimin e Jeni xhamisë në “muze” dhe bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi që dëmton frymën e shenjtë të xhamisë. U bëjmë thirrje organeve kompetente në RMV që të ushtrojnë autoritetin e tyre konform dispozitave ligjore, si dhe përfaqësive diplomatike dhe institucioneve kulturore vendore dhe ndërkombëtare me ndikimin e tyre të mbrojnë Jeni xhaminë në Manastir si objekt fetar islam dhe me vlerë të madhe kulturore”, thonë mes tjerash nga BFI, transmeton TV21.

Nga institucioni më i lartë fetar islam në RMV kujtojnë se “vetëm përmes dialogut të hapur, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë të të gjithëve mund të ndërtohet një shoqëri e civilizuar dhe tolerante.
“Me respekt dhe shpresë për zgjidhjen e çështjeve në mënyrë që të ruhet bashkëjetesa dhe paqja si vlerë e çmuar në shtetin tonë”, përfundojnë nga BFI-ja.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Tearca: Më 8 maj Fronti fiton dhe vazhdon veprimin deri në anëtarësim të plotë në BE*

Gjyla Halili

INFORMALE/ Osmani: Secili politikan nën uniformën e politikanit duhet ta ketë edhe një uniformë të profesionistit

Gjyla Halili

Çfarë po ndodhë me Lëvizjen Besa, mbetet edhe pa nëndegën e Veshallës në Tetovë, kalojnë në PDE

Gjyla Halili