AKTUALE

Reagimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për shkrimet në disa media

Transmetimi i një pjese të përgjigjes së pyetjes dhe situatës së konstatuar nga gazetari është një akt propagandistik dashakeq në shërbim të fushatës parazgjedhore.
Përplasja ideologjike Perëndim-Lindje nuk duhet të paraqitet kurrë si përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, më së paku si diçka e thënë nga unë.
Ajo që dihet përgjithësisht në vendin tonë është se në Maqedoninë e Veriut ka forca progresive evropiane dhe rryma regresive pro-ruse.
Populli maqedonas dhe shqiptar asnjëherë nuk kanë pasur konflikt mes vete dhe as në të ardhmen, gjë që është dëshmuar ndër shekuj. Përplasja dhe debati politik mes partive politike të shqiptarëve dhe maqedonasve nuk duhet të kthehet në kontekstin e përplasjes mes popujve.
Fatkeqësisht, forcat proruse dhe propaganda e tyre zënë vend edhe në media, pa mbajtur llogari për të ardhmen e vendit tonë.

Banner

Related posts

Valdet Xhaferi: BDI vazhdimisht kontribuon që të ruhet vija integruese e vendit

Gjyla Halili

Taravari: Mickoski përdori me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik

Gjyla Halili

Kongresmenët amerikanë takojnë përfaqësuesit shqiptarë në Preshevë

Gjyla Halili