AKTUALE

REAGIM PUBLIK I Unionit ARTISTiK I KOMBIT SHQPTAR!

Shkruan: Azgan Haklaj

KUSHTETUTA DHE BADENTERI NUK JANË NEGOCIUESHME!

Deklaratat e fundit të ministres së arsimit, Vesna Janevska, përbëjnë një sprovë të rrezikshme për rendin kushtetues dhe stabilitetin ndëretnik në vend.
Të trajtosh parimin e Badenterit, një prej shtyllave kryesore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si një “mjet” fakultativ që mund të zbatohet ose të shmanget sipas dëshirës politike të ditës, është shkelje e hapur e amendameteve të kushtetutës.
Badenteri nuk është as privilegj dhe as mekanizëm që i lihet në dorë vlerësimit personal të asnjë ministri.
Ai është një garanci kushtetuese që mbron barazinë dhe parandalon mbivotimin ndaj shqiptarëve në çështjet që prekin drejtpërdrejt arsimin, kulturën dhe identitetin.
Cilësimi i shqiptarëve si një “komunitet i vogël” nuk është thjesht një gabim terminologjik, por një përpjekje e papranueshme për të zhvlerësuar peshën shtetformuese të shqiptarëve.
Shqiptarët nuk janë pakicë toleruese, por popull konstitutiv që garanton balancën sociale dhe politike në këtë shtet.
Dështimi i koalicionit VLEN dhe nënshtrimi politik
përballë këtij sulmi të hapur ndaj kushtetutës, heshtja dhe diplomacia pasive e eksponentëve të koalicionit VLEN tregon një mungesë të thellë të përgjegjësisë kombëtare dhe shtetërore.
Duke vepruar si spektatorë përballë degradimit të të drejtave të shqiptarëve, përfaqësuesit e VLEN-it po shndërrohen në bashkëfajtorë të drejtpërdrejtë në zhvlerësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Pushteti nuk mund të shërbejë si arsyetim për të pranuar rol dytësor apo për të lejuar që partnerët e koalicionit të cenojnë garancitë kushtetuese.
Prania e VLEN-it në ekzekutiv pa gojë dhe pa reagim institucional është një kapitullim politik që dëmton rëndë përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve.
Kërkesat tona janë të qarta:
Tërheqja e deklaratës dhe kërkim-falja publike: Ministrja Janevska duhet të kërkojë falje menjëherë për gjuhën e përdorur dhe të tërheqë çdo pretendim për zbatim selektiv të Kushtetutës.
Respektimi strikt i procedurave parlamentare:
Çdo ligj në fushën e arsimit që prek të drejtat dhe statusin e bashkësive duhet të kalojë ekskluzivisht përmes shumicës së dyfishtë (Badenterit).
Përgjegjësia dhe ultimatumi ndaj VLEN-it: Përfaqësuesit e VLEN-it duhet të ndërpresin menjëherë kalkulimet politike, të mbajnë qëndrim të prerë institucional për mbrojtjen e Badenterit dhe të kushtëzojnë qëndrimin e tyre në qeveri me respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta nuk janë menu me zgjedhje të lirë për ekzekutivin.
Zbatimi i tyre është detyrim ligjor dhe i vetmi garant i bashkëjetesës.

Banner

Related posts

Azizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer

Gjyla Halili

Mot me vranësira dhe erë të lehtë

Gjyla Halili

Ndryshimet klimatike në RMV: Këtë dimër nuk kishim borë, temperaturat vjet mbi mesataren (Infografik)

admin