AKTUALE

Rasti Jahoski / Prokuroria kundër gjykatës, kërkon rishqyrtimin e fakteve pas ndërrimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë në Këshillin Penal pranë Gjykatës Penale dhe kërkon rishqyrtimin e fakteve pas ndërrimit të masës ndaj Asmir Jahoskit për skandalin me mazutin toksik. Në një njoftim Prokuroria për Ndjekjen e Krimit shprehet hapur se është e pakënaqur me vendimin. Reagimi i tillë i Prokurorisë vjen pas siç thekson shqyrtimit të vendimit me të cilin nuk u pranua propozimi për caktimin e masës së paraburgimit dhe Asmir Jahoskit, iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Për zëvendësimin e masës ndaj Jahoskit arsyetimi i Gjykatës ishte se ai duhet të kujdeset për fëmijët dhe të punësuarit dhe se prokurori ishte pajtuar që ai të qëndrojë në arrest shtëpiak. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Osmani: Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për veting

Gjyla Halili

Bexheti për takimin Mickoski/Filipçe: Shqiptarët nuk janë as dekor, as numra, as shërbëtorë të pushtetit të dikujt tjetër. Mjaft me heshtjen servile! Mjaft me turpin e nënshtrimit politik!”

Gjyla Halili

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

Gjyla Halili