BOTA

Raporti/ Kirurget femra ngacmohen seksualisht nga kolegët në Britani

Kirurget femra thonë se janë duke u ngacmuar seksualisht, sulmuar dhe në disa raste përdhunuar nga kolegët, sipas një raporti të nxjerrë për punonjësit e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani

Kryesisht praktikantet femra abuzohem nga kirurgë të lartë meshkuj, dhe kjo po ndodh nëpër spitalet e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, shkruan BBC.

Kolegji Mbretëror i Kirurgëve tha se gjetjet e raportit ishin tronditëse.

Raporti nga Universiteti i Exeter-it, Universiteti i Surrey-t dhe Grupi i Punës për Keqpërdorimet Seksuale në Kirurgji – ka ndarë rezultatet ekskluzivisht me BBC News.

Gati dy të tretat e grave kirurge që iu përgjigjën sondazhit thanë se kishin qenë objektiv i ngacmimeve seksuale dhe një e treta ishte sulmuar seksualisht nga kolegët në pesë vitet e fundit.

Kirurget thonë se kanë frikë se raportimi i incidenteve do të dëmtojë karrierën e tyre dhe nuk kanë besim se autoritetet do të marrin veprime.


Top Channel

Banner

Related posts

Shtrohet me urgjencë në spital kryeministri i Izraelit! Netanyahu i nënshtrohet analizave, dyshohet se u dehidratua

admin

Kërkesat për azil të shqiptarëve zhvendosen në masë të madhe nga Europa në Britaninë e madhe

admin

Gjermania ashpërson kontrollet kufitare

Gjyla Halili

Leave a Comment