AKTUALE

Begaj takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti Bajram Begaj është takuar me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Takimet u zhvilluan me Kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjës Demokratike, z. Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut

Përgjatë bisedimeve, Begaj u ndal te nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.

Kjo do të ishte në dobi të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit.

Banner

Related posts

Ndërron jetë Prof. Dr. Asllan Bilalli nga Gostivari

Gjyla Halili

Mamuti: Me retorikë anti-shqiptare Mickoski nuk i arrin 61 deputetë vet, ndaj kërkon VLEN-in në koalicion!

Gjyla Halili

Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare: Jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh

Gjyla Halili

Leave a Comment