AKTUALE

Ramiz Lladrovci: Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi “kapje” të Prokurorisë

Opinion

Drejtësia e pavarur është bazament i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë demokratike.

Gjykata Kushtetuese me vendimin me të cilin e shpallë jo kushtetues në tërësinë e tij Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dëshmoi integritet, përkundër se ligji ishte bërë me shumë pompozitet nga pushteti aktual.

Tendencat e këtij pushteti për ndërhyrje, politizim e “kapje” të çdo pore të shoqërisë, tashmë janë bërë metodë pune dhe qëllim.

Drejtësia e pavarur dhe efikase është bazament i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë demokratike. E për drejtësi të pavarur dhe të pandikuar duhet përgëzuar për profesionalizëm e integritet gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Pushtetit të sotëm e opozitës së djeshme dhe të nesërme, vetëm kështu mund t’i bëhet e qartë se institucionet e pavarura dhe vitale të shtetit tonë nuk mund të politizohen e as të “kapen”.

The post Ramiz Lladrovci: Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi “kapje” të Prokurorisë appeared first on Kreu.

Banner

Related posts

E ka pranuar fajin personi nga Velesi që shkeli me veturë vajzën 11 vjeçare

admin

Çka po ndodh në Shkup? Kurti flet hapur për VLEN-in dhe zbulon prapaskenën e madhe që lidhet me Mickoskin dhe Vuçiqin!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Vepra dhe heroizmi i dëshmorëve të UÇK-së mbetet shembull i pavdekshëm për brezat që vijnë

Gjyla Halili

Leave a Comment