AKTUALE

Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar mashtrimin e BDI-së që u mundua ta paraqes në opinion se kinse në sondazhe ka besueshmëri më të madhe te shqiptarët. Ai thotë se pretendimet e BDI-së sot i demantoi edhe Instituti për Hulumtime Politike.

Jemi dëshmitarë të një tentimit të ri të mashtrimit që na vjen nga ana e BDI-së, ku është zbuluar mënyra manipulative dhe e pasaktë se si ka përcjellë rezultatet e një ankete të realizuar nga UKIM (Instituti për hulumtime politike), duke pretenduar se gëzon përkrahjen më të madhe në opinionin publik. Këto pretendime janë përgënjeshtruar në mënyrë të qartë nga vetë UKIM, duke dëshmuar se raportimi nga ana e BDI-së është një përpjekje për manipulim të fakteve dhe dezinformim të opinionit publik. Është e papranueshme që një parti politike të shfrytëzojë emrin e një institucioni akademik të respektuar për të ndërtuar një narrativë të rremë politike. Demokracia jonë kërkon maturi, përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën, jo propagandë dhe dezinformata.

Opinionit publik i duhet të ofrohet informacion i saktë dhe i bazuar në fakte, për të ndihmuar qytetarët të bëjnë gjykime të informuara dhe të ndërgjegjshme. Ne qëndrojmë fuqishëm përkrah transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të së vërtetës si vlera bazë të shoqërisë sonë demokratike”, ka shkruar Blerant Ramadani.

Banner

Related posts

Mickoski: Reformat të fillojnë nga gjyqësori dhe prokuroria

Gjyla Halili

Shoqatat shqiptare në SHBA dhe Kanada mbështesin fuqishëm protestën për drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për luftën e drejtë të UÇK-së, e cila organizohet në Shkup.

Gjyla Halili

Telekomi i Kosovës pranë fëmijëve pa kujdes prindëror

Gjyla Halili