SHQIPËRI

Rama takohet me Tasulas, kreu i parlamentit grek: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në vijim të vizitës së tij në Athinë, kryeministri Edi Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me  kryetarin Konstandinos Tasulas.

Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.

Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Kuvendi refuzon Berishën/ Deputetët e foltores kërkuan mocion debati për raportin e DASH

admin

Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-statutin e kanë një frikë

admin

“Bimët mjekësore dhe aromatike, industri në zhvillim”, Rama: Do të kenë mbështetjen e qeverisë

admin

Leave a Comment