AKTUALE

Rama nis vizitën në Japoni, zhvillon disa takime (FOTO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po qëndron për një vizitë disa ditore në Japoni.

I pari i kryeqytetit, u takua me zëvendësndihmës ministrin për çështje Evropiane, Kimitake Nakamura, me të cilin, siç njoftoi vetë kryetari Rama, bisedoi për fusha të bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe institucioneve të shtetit japonez, derisa e falënderoi atë për ndihmën e pakursyeshme të qeverisë japoneze.

“Informova Nakamura për iniciativën për të emërtuar parkun e ri në ‘Arbëri’ me emrin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës”, shkroi Rama, raporton KlanKosova.tv

Kryetari i kryeqytetit kosovar, njoftoi gjithashtu se, gjatë ditës u takua edhe me të parin e kryeqytetit të Japonisë, Minato, Masaaki Take.

Në këtë takim, siç u bë e ditur, u bisedua për vendosjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të dyja kryeqyteteve, e në veçanti në fushat e teknologjisë informative, komunikimit, të artit dhe kulturës.

“Ndër të tjera u dakorduam të fillojmë me vizita reciproke të artistëve të njohur nga të Prishtinës dhe Minatos”, theksoi Përparim Rama.
Perparim Rama
Perparim Rama

 

 

Banner

Related posts

Pas tragjedisë në Koçan, Toshkovski fillon me shkarkime në MPB

Gjyla Halili

Shijojeni edhe sot motin me diell në Maqedoni, ja çfarë moti na pret ditëve në vijim

Gjyla Halili

Harry Bajraktari: Eliot Engel ishte si vëlla për mua dhe mik i pazëvendësueshëm i shqiptarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment