SHQIPËRI

Rama nesër vizitë zyrtare në Gjermani! Do takohet me Scholz në kuadër të kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.

Ditën e martë, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Kancelarinë Federale, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, ku do të diskutohet ndër të tjera mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.


Top Channel

Banner

Related posts

Emigrantët ilegalë në Britani/ Muhamed Veliu nga Anglia: Nuk duhet të përqendrohen vetëm tek shqiptarët, po bëhet kthesë

admin

Investimi francez në Shqipëri, Rama takon inxhinierin Patrick Poyanné

admin

Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

admin

Leave a Comment