AKTUALE

Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Banner

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,22% në raport me vendimin e datës 3.3.2023.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,722 den/kg dhe do të jetë 41,988 den/kg.

Nga data 7.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,988 (denarë/kilogram)

Related posts

Forumi Shqiptarë:Rruga në qendër të Tuzit do ti jap pamje të re vendit tonë

admin

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Gjyla Halili

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Kujdes, vendimet e Qeverisë së RMV po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment