AKTUALE

‘Rama dhe Balluku hajdutë’, banorja e Burxullës: Qeveri e kryeministër më të poshtër nuk besoj se ka në gjithë botën

Banorja: Qeveri më të poshtër nuk kam parë. Duhet një roman për të shkruar për Edi Ramën. Jo vetëm për ne fshatarët, por për gjithë Shqipërinë. Ky duhet të jetë kryeministri më i keq jo i Shqipërisë, por i botës, më hajdut bashkë me qeveritarët e tij. Hajdut me gjithë ministren Balluku. Prandaj e çon atë Dallëndyshen. Pasha Zotin, e vdekur nuk kam për ta lëshuar tokën time, deri sa të marrim atë që kërkojmë. Nuk e lëshoj rrugën time”, deklaroi banorja.

 

Po protestojmë çdo ditë. Dje ishim përpara Hipotekës për të kërkuar legalizimin e banesave dhe certifikatat e pronave të tona. Atje është han, nuk u shërbejnë qytetarëve. Qëndrojnë në zyra sa për të bërë sehir. Shërbim për popullin nuk ka. Në rast se nuk ke mbi 5 mijë euro nuk zgjidh punë. Ku t’i gjej unë 5 mijë euro. Është e pabesueshme, ne protestojmë prej 6 muajsh, nuk kemi asnjë përgjigje nga shteti. Fshati ndahet përgjysmë sipas projektit dhe gjysma e fshatit nuk komunikon me gjysmën tjetër, as shkollën, as qendrën shëndetësore. Nuk lidhen dot, është një masakër. Nuk i hamë shantazhet e tyre”, tha një banore tjetër.

Banner

Related posts

Rinia e Lëvizjes BESA: BDI hoqi dorë nga gjithçka, por jo edhe nga tenderët dhe SORAVIA

admin

Ali Ahmeti në Prilep të Deçanit: Sakrifica e dëshmorëve udhërrëfyes për të ardhmen

Gjyla Halili

Me homazhe sot do të nderohen të rënët në Prekaz

Gjyla Halili

Leave a Comment