AKTUALE

Mexhiti sonte në tubimin e Vetëvendosjes në Shkup: Kosova ecën përpara me shpresë

Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët. Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: Bilall Kasami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai”, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Çaorit, Izet mexhiti.
Mexhiti shkruan më tej se janë mbledhur bashkë për një të[ ardhme ku Kosova ecën me shpresë.
”Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë”, shkruan Mexhiti

Banner

Related posts

Mexhiti në Prishtinë: Jemi në takime intensive me Taravarin

Gjyla Halili

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Gjyla Halili

Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem”

Gjyla Halili