KOSOVË

Publikohet tema e diplomës që e kishte shkruar me dorë Agim Ramadani

Agim Ramadani pos si patriot dhe luftëtar, ishte i njohur edhe për botën e artit. Bukurshkrimi ishte pjesë e kapaciteteve të tij krijuese, e kjo u dëshmua edhe në temën e diplomës së tij, që tërësisht e kishte shkruar me dorë.

Bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, shkroi në “Facebook” se diploma i kishte gjithsej 70 faqe dhe e tëra ishte shkruar nga dora e Agimit, por që ende s’është përkthyer në gjuhën shqipe.

“Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën ‘Ivan Goshnjak’ në Zagreb. Duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vjen keq që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri, përkushtim, profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato”, shkroi ajo të mërkurën.

Banner

Related posts

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjedhen

admin

Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga stuhia

admin

“Situata në veri e tensionuar”, Von Cramon publikon një video nga Ura e Ibrit

admin

Leave a Comment