SHQIPËRI

Publikohet momenti kur një 30 vjeçar vjedh makinën luksoze në Durrës

Një 30-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për grabitjen e një makine në qytetin e Durrësit.

Leonard Fjerza e ka vjedhur mjetin në 8 gusht dhe është larguar në drejtim të Lezhës. Një ditë më parë, në 11 gusht, makina u identifikua nga policia në në aksin rrugor Thumanë-Milot, pranë fshatit Gjormë.

I riu, pasi tentoi t’i devijohej policisë, doli nga mjeti dhe u arratis në këmbë. Pas arratisë, i riu u vu në pranga këtë të shtunë.

Dyshohet se gjatë kësaj vere, Fjerza ka kryer disa vjedhje të tjera. Në 8 gusht, ai ka vjedhur në një lokal, më datë 25 qershor ka vjedhur në një farmaci dhe në datën 6 ka tentuar të vjedhë në një biznes. Policia njofton se vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas./Tch/

Banner

Related posts

Zgjedhjet në syrin e “Big Brother”/ Ambasadorja Yuri Kim, takime në PS dhe në PD ku kryetar është Alibeaj

admin

Vajza që po shkonte me një burrë të martuar zbulon se ai ka një person të tretë, e kap mat në parking

admin

Begaj pret në takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë:

Gjyla Halili

Leave a Comment