SHQIPËRI

“Të lirohet ish-anëtari i UÇK”, protestë në Tiranë nga lëvizja atdhetare “Krahët e Shqipes”

Lëvizja Atdhetare “Krahët e Shqipes” dje organizoi një protestë në Sheshin “Skënderbej” për arrestimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj në Tiranë, për llogari të gjykatës speciale.

Pjesëmarrësit në protestë kërkuan lirimin e Goxhajt.

“Është e turpshme, e patolerueshme, një idealist si Dritan Goxhaj të degradohet dhe nga kush? Nga shteti shqiptar”, tha ai.

Sipas protestuesve, arrestimi i Goxhajt është i padrejtë dhe cenon fjalën e lirë.

“Në qoftë  se unë dhe Dritani do kishim rënë në luftë ne do ishim dëshmorë, do ishim heronj, ndërsa sot Dritani shkon para drejtësisë për padrejtësinë që po i bëhet. Po synohet të dënohet çështja jonë kombëtare dhe ky është turp, si për opinionin dhe për drejtësinë shqiptare. Vepra e UÇK-së është liria e Kosovës”, theksoi ai.

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë pak ditë më parë në Tiranë me qëllim ekstradimin në Hagë me akuzën e pengimit dhe frikësimit të personave që kryejnë detyra zyrtare, shkruan abcnews.al, transmeton Insajderi.

Banner

Related posts

Pas shumë javësh të tensionuara në Kuvend, demokratët bashkojnë votat me deputetët socialistë

admin

“Foli shqip me homologun spanjoll”, opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm

admin

Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës është nën hetimet nga SPAK

Gjyla Halili

Leave a Comment