AKTUALE

Protesta e studentëve me 6 Prill/ Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani iu drejtohet studentëve, ka një mesazh për ta

Të dashur studentë, jeni në të drejtën e plotë për kërkesën tuaj që provimin e jurisprudencës ta jepni në gjuhën shqipe. Gjithashtu, jeni në të drejtën e plotë që të protestoni për kauzën tuaj. Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.
Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj.
Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit “bëhuni bashkë opozitë e pozitë”, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj.
Pavarësisht protestës, ju gjithsesi do ta jepni provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Banner

Related posts

KOMUNA E BOGOVINËS PËR NJË VIT KA DHËNË TENDERË IMDA KOM MBI 20 MILION DENARË

Gjyla Halili

Macron do të dërgonte përsëri trupa në Ukrainë

Gjyla Halili

Nis revolta ndaj Gazment Bardhit te partia e Berishës. Dashnor Sula: Është bërë një dëm i madh

Gjyla Halili