SHQIPËRI

Protesta e opozitës/ Hodhën tymuese e kapsolle drejt kryeministrisë, tre persona nën hetim! Deklarata në polici: Prandaj u mblodhëm në bulevard, nuk ishim për shëtitje

Tre persona që morën pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë janë vënë nën hetim.

21-vjeçari nga Durrësi, i cili u procedua për mbajtje pa të drejtë të uniformës dhe falsifikim dokumentesh ka thënë para oficerëve të komisariatit numër 2 se i pëlqente të ishte polic, prandaj kishte gjetur një uniformë të vjetër dhe e kishte veshur, por nuk ka dashur ta keqpërdorë atë, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Ndërsa dy personat e tjerë që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse kanë thënë se hedhja e tymueseve dhe kapsollave në drejtim të kryeministrisë ishte akt proteste. “Kjo ishte arsyeja përse u mblodhëm në shesh, nuk ishim për të shëtitur”, kanë deklaruar ata në polici.

Protesta e opozitës që zgjati tre orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbyll me flakje kapsollash, flakadanësh dhe zhurmuesish, që të gjitha të hedhura drejt selisë së qeverisë.

Pas kësaj shkallët e kryeministrisë u kthyen në vendngjarje ku oficerët nisën mbledhjen e gjurmëve të mbetura në kapsolla. Policia tha se shoqëroi tre personat që prishën rendin e sigurinë publike me këto veprime dhe që tentuan të shkatërrojnë pronën.


Top Channel

Banner

Related posts

Aksident në Itali, vdes 29 vjeçari shqiptar

admin

Tërmeti godet përsëri Greqinë, kaq ishte magnituda

admin

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, pas 4 ditësh në Shqipëri, Rama përcjellë Giorgia Meloni-n

admin

Leave a Comment