AKTUALE

Propozimi për kreun e SHISH-it, Noka: Vlora Hyseni dyshohej për lidhje me serbët, kaq i ka mjaftuar Ramës

Flamur Noka është shprehur në Facebook në lidhje me propozimin e kryeministrit Rama për kreun e SHISH-it, në të cilin ky i fundit dëshiron të jetë Vlora Hyseni drejtuesja e këtij institucioni.

 

Hyseni është shkarkuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Kurti, pasi supozonin se kishte lidhje me inteligjencën serbe. Për këtë Noka ka thënë se kaq i duhej Ramës që të plotësohej kriteri i tij i parë për ta propozuar Hysenin.

 

Flamur Noka: Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH.

Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni, por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.”

Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij.

Banner

Related posts

Fronti Europian nesër vazhdon me takimet në Gostivar, Bogovinë dhe Shipkovicë

Gjyla Halili

Ambasadori shqiptar viziton qendrën inovative “Innox”

Gjyla Halili

Lëvizja Besa për deklaratat e Taravarit: Derivati i Menduh Thaçit dëshiron të vazhdojë rrugën e mentorit të tij

admin

Leave a Comment