AKTUALE

MIRËSEVJEN O RAMAZAN

Banner

Mbrëmë, me 27 Shkurt 2025, Myftinia e Tetovës organizoi një manifestim të veçantë fetar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me moton “Mirësevjen o Ramazan”. Ky aktivitet u mirëprit ngrohtësisht nga mbi 800 besimtarë të pranishëm.

Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili hapi manifestimin me një përshëndetje dhe urim për këtë muaj të bekuar. Programi përfshiu ligjërata nga mysafirët, i ardhur enkas nga Tirana, Dr. Ferid ef. Piku si dhe profesori i çmuar, Dr. Musa Musau, të cilët folën për vlerat shpirtërore dhe urtësitë e Ramazanit.

Manifestimi filloi me lexim Kurani nga nxënësi i Medresesë Isa Beu, Habil Nuredini dhe vijoi me interpretimet bukura të fëmijëve të mektebit “Kopshti i Xhenetit”, nën drejtimin e mualimes Semire Ganija. Ilahi kushtuar Ramazanit u interpretuan nga mysafiri Armend ef. Beqiri dhe Besart Abdurahmani, ndërsa artisti Arsim Fazlija recitoi një monolog shpirtëror. Programin e moderoi hoxha i mirënjohur, Omer ef. Dauti, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.

Related posts

Pendarovski: Nuk do të jemi më anëtarë të NATO-s, nëse anulohet marrëveshja e Prespës

Gjyla Halili

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ua uroi vendin e parë studentëve fitues në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë

Gjyla Halili

Vazhdojnë punimet në Medrese, myftinia e Tetovës falenderon donatorët.

Gjyla Halili