AKTUALE

Propagandë e ulët nga VLEN në Komunën e Likovës

Mbrëmë, kandidati për kryetar nga radhët e VLEN-it për Komunën e Likovës shpërndau një postim se gjoja kishte takuar strukturat e tij në fshatin Mateç.

Mirëpo realiteti është krejt tjetër. Është e vërtetë që takim u mbajt në fshatin Mateç, por shumica, për të mos thënë të gjithë, pjesëmarrësit ishin aktivistë të ardhur nga fshatra të tjerë. Këta i shihni të nënvizuar me të kuqe, ndërsa nga vetë Mateçi ishin vetëm disa persona, numri i të cilëve mezi i kalon gishtat e dorës.

Kjo foto e dëshmon edhe më fuqishëm faktin se jo vetëm Mateçi, por të gjitha fshatrat e Komunës së Likovës janë të rreshtuara me politikat e AKI-së. Këto politika, përveçse garantojnë vazhdimin e zhvillimit të mëtejshëm, mbi të gjitha, ashtu si gjithmonë, janë kundër politikave diskriminuese që synojnë kthimin pas, drejt realitetit para vitit 2001.

#JoDiskriminimit
#JoPolitikaveQëOfendojnëUÇK
#19TetoriReferendum

Banner

Related posts

Hakohet sistemi i Fondit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

admin

Nga Kërçova Ali Ahmeti me porosi: kryetarin e VMRO-DPMNE-së do ta mbajë për fjale, zgjedhje lokale dhe parlamentare në tetor të 2025-ës.

Gjyla Halili

E përmendi Adnan Azizi, reagon familjarja e Almirit: Dikujt zemra i digjet, e sidomos kur ti me aq lehtësi ia përmend emrin

Gjyla Halili