AKTUALE

Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili prezent në themelimin e Këshillit Lokal për Preventivë në Komunën e Tetovës

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili në shoqërim të referentit Muhamed ef. Berzati, morën pjesë dhe prezantuan në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Preventivë, ku u zgjodhën anëtarët e Këshillit Lokal për Preventivë. Në pritjen që e organizoi kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet shtetërore, bashkësitë fetare dhe institucione të tjera relevante.

Ky aktivitet është i ndërlidhur me dukuritë e fundit dhe me domosdoshmërinë e parandalimit të nxitjes ndëretnike dhe fetare.

Nga perspektiva institucionale fetare, Myftinia e BFI Tetovë mbështet fuqishëm bashkëpunimin me policinë, prokurorinë, qendrat sociale, shkollat, si dhe me prijësit fetarë, me qëllim që të punohet në parandalim dhe edukim, duke krijuar kështu kushte më të mira për një jetesë të përbashkët në qetësi, siguri dhe harmoni shoqërore.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ FITUESIT E GARAVE KUR’ANORE “KOSOVA 2025”

Gjyla Halili

Nesër mbledhja Shqipëri – Mali i Zi, zbardhet agjenda

admin

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

Gjyla Halili