SHQIPËRI

Një turist gdhendi emrin e të fejuarës te Koloseu i Romës, gjobitet 15,000 euro

Një turist i ri i paidentifikuar dëmtoi Koloseun e Romës duke gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës në një nga muret e amfiteatrit me çelësa. Ai tani përballet me një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe deri në pesë vjet burg.

Disa persona të pranishëm kanë filmuar skenën, e cila ndoshta ka ndodhur më 23 qershor.

Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka alarmuar policinë, transmeton Ansa.

“Një akt shumë i rëndë dhe jo dinjitoz dhe një shenjë e mungesës së mirësjelljes. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të sanksionohet sipas ligjeve tona”, tha ministri i Kulturës Gennaro Sanđugliano.

Banner

Related posts

Shqiprim Arifi publikon dokumente, ngre dyshime se si kushëriri i Besnik Bislimit mori para nga Qeveria Kurti

admin

Protestë para gjyqit të “vulës”/ PD më e qetë, kërkon të mos përjashtohen deputetët para përballjes me Ramën

admin

Alibeaj mbledh Kolegjin dhe Kryesinë, sot pritet të vendoset lista finale për kandidatët e 14 majit

admin

Leave a Comment