AKTUALE

Prokurori shtetëror nuk është më i paprekshëm – Këshilli merr kompetencë të kërkojë shkarkimin e tij

Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Këshillin e Prokurorëve Publikë me 64 vota “për” dhe 15 “kundër”, duke hapur rrugën për reforma të reja në sistemin e drejtësisë.

Ligji është harmonizuar me direktivat evropiane dhe synon forcimin e pavarësisë, transparencës dhe profesionalizmit të Këshillit.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit do të reformohet tërësisht, me kritere më të rrepta për profesionalizëm dhe integritet.

Ndryshimet e reja parashohin që çdo vendim për zgjedhjen, avancimin apo masat disiplinore ndaj prokurorëve të jetë i arsyetuar në mënyrë të detajuar.

Këshilli do të ketë kompetenca më të mëdha edhe në zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorit publik shtetëror.

Sipas ligjit, Këshilli do të mund t’i dorëzojë Kuvendit iniciativë për shkarkimin e prokurorit shtetëror.

Gjithashtu, vendoset procedurë disiplinore me dy shkallë, ku Këshilli do të veprojë si organ i shkallës së dytë dhe do të lejohet mbrojtje gjyqësore për vendimet e tij.

Ligji parasheh edhe nivel më të lartë transparence përmes transmetimeve të drejtpërdrejta të seancave dhe publikimit të detyrueshëm të raporteve dhe vendimeve.

Banner

Related posts

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Gjyla Halili

Mexhiti: Lëvizja Demokratike, po rritet!

Gjyla Halili

Wizz Air do të anulojë linjën Shkup – Salzburg, për shkak të tarifave të larta të aeroportit

Gjyla Halili