KOSOVË

Presidentja e Kosovës uron Erdoganin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Recep Tayyip Erdogan, që sipas rezultateve jozyrtare, është fitues i mandatit të radhës në krye të Turqisë.

Osmani shkroi në Twitter të dielën se derisa Erdogani vazhdon ta udhëheqë Turqinë, mezi pret të bashkëpunojë me të “për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”.

Ajo e uroi Erdoganin edhe në gjuhën turke.

“Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë. I shprehim urimet tona të përzemërta presidentit Erdogan në fitoren e sotme”, shkroi Osmani.

Erdogani e ka shpallur fitoren, derisa ka mbetur edhe një përqindje e vogël e votave për t’u numëruar.

Banner

Related posts

Gjuha e tij kërkon dhunë e krizë

admin

Takohem vetëm me Borrell, jo me Kurtin

admin

Pjesëmarrje e ulët, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00

admin

Leave a Comment