KOSOVË

Mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga Shqipëria

Ka mbërritur në Turqi, skuadra e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore të dërguar nga ana e shtetit të Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, ka shkruar Rama.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 88 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 9 mjete po qëndrojë në Turqi.

Më shumë se 4,300 njerëz ndërruan jetë në të dyja anët e kufirit Turqi-Siri kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale.

Deri të hënën vonë, të paktën 300,000 batanije, 24,712 shtretër dhe 19,722 tenda ishin dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.

Banner

Related posts

Për ta rrëzuar Qeverinë, opozita ka nevojë për Listën Serbe

admin

Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia

admin

Nuk kemi nevojë për heronj të rinj, por për modele të reja

admin

Leave a Comment