AKTUALE

Policia sillet në mënyrë brutale ndaj Demë Shehut nga rasti i Kumanovës

Asnjë reagim nga zyrtarë kompetent të MPB-së lidhur me dhunën që u ushtrua mbi të burgosurin Demë Shehu në ambientet e burgut javë më parë nga zyrtarë policorë.

Demë Shehu, një nga anëtarët e Grupit të Kumanovës, i cili është i burgosur që nga viti 2015 në Maqedoninë e Veriut, javë më parë është larguar me forcë nga ambientet ku po zhvillonte një vizitë familjare në burgun e Idrizovës dhe prej aty është dërguar në burgun e Shtipit.

Pavarësisht se familjarët dhe të burgosurit kanë të drejtë absolute për vizita, të përcaktuara, një dhunë e tillë është bërë ndaj të burgosurit Demë Shehu në prani të familjarëve, pa asnjë arsye.

Nuk ka asnjë dyshim se ka pasur tejkalim të kompetencave nga ana e policisë, duke vepruar në mënyrë brutale.

Dhe, që dita kur ka ndodhur rasti ende nuk ka asnjë reagim nga organet kompetente dhe as një masë disiplinore ndaj policëve për një akt të tillë.

Banner

Related posts

Merita Mustafai porosi kandidates së VMRO-së: Më 8 Maj do të merni përgjigjen e popullit ju dhe vazalët tuaj

Gjyla Halili

Lidhja e Shqiptarëve në Botë organizon konferencë për kthimin e përvojave në atdhe

admin

Azgan Haklaj: Më besoni t’ju shërbej!

Gjyla Halili