SHQIPËRI

“Po kërcënon me luftë”, CNN: Kështu po i përgjigjet Vuçiqi sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja

Rrjeti i madh amerikan i lajmeve, CNN, ka analizuar në një shkrim të gjatë qasjen e Perëndimit ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas autorit Christian Edwards po e rrezikon destabilizimin e Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin dhe në përgjigje, sipas CNN, Vuçiq ndaloi eksportimin e armëve për një muaj.

Në përgjigje të sanksionimit të Vulinit, Vuçiq ndaloi eksportet e armëve nga Serbia për 30 ditë, duke pretenduar se “gjithçka duhet të përgatitet në rast agresioni kundër Republikës së Serbisë”, shkruan CNN.

“Ai në thelb thotë ‘ne do të hyjmë në konflikt, duhet të’i ndalojmë të gjitha eksportet e armëve tani, sepse na duhen për sigurinë tonë kombëtare’. Ai po kërcënon fjalë për fjalë me luftë. Unë kurrë nuk e kam parë atë kaq të qartë më parë”, ka thënë Majda Ruge, eksperte në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë.

Dhe mesazhi i presidentit është pranuar nga disa qytetarë serbë, shkruan CNN. Në ndeshjen e futbollit të Yllit të Kuq të Beogradit muajin e kaluar, tifozët nacionalistë serbë mbanin një pankartë ku shkruhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Vuçiq mori pjesë në ndeshje, sipas mediave lokale.

Banner

Related posts

“Mbledhje e dy qeverive në qershor”/ Rama pas drekës me Kurtin: E inkurajova për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

admin

Balla nga Fieri: Faturat e Kryemadhit janë vetëm maja e ajsbergut! Në vend që të sqarojë kërcënon mediat

admin

19 vjeçari bëhet për spital pasi bie nga kati i dytë i hotelit

admin

Leave a Comment