AKTUALE

Plagosen rëndë 3 persona në një aheng në Kërçovë! Arrestohet mërgimtari që gjuajti me armë

Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme kanë arrestuar 46-vjeçarin B.U. nga fshati Baçishtë i Kërçovës, i cili është me punë të përkohshme në Austri.

Arsyeja e arrestimit është pasi ai ka gjuajtur me armë “Smith & Wesson”, pronë e babait të tij, 64-vjeçarit R.U., me çrast janë plagosur tre persona.

E.E.(33), M.R.(57) dhe një i mitur, të gjithë nga fshati Baçishtë, të cilët ishin në aheng, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën Mjekësore në Kërçovë, ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U. i është marrë arma dhe 300 fishekë, të cilat i posedonte me leje”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Danela Arsovska priti në takim pune ambasadorin britanik Matju Leson

Gjyla Halili

Ali Ahmeti sonte në debat në Tv Shenja, flet për kongresin e BDI-së dhe rrugëtimin e saj

Gjyla Halili

BDI: A po bëhet Maqedonia “Republika e tretë serbe”?

Gjyla Halili